Publikohen pamjet kur Jozefin Marku dërgohet në stacion
Këngëtari Jozefin Marku është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke rrahur Edi Kuçin, personazh publik në rrjete sociale dhe reality shows, raporton Policia e Shqipërisë. Bas...


Këngëtari Jozefin Marku është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke rrahur Edi Kuçin, personazh publik në rrjete sociale dhe reality shows, raporton Policia e Shqipërisë.
Bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar në polici edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit K.N. (31) është gjetur sasi e municionit si dhe automjeti i dyshuar që u përdor në ngjarjen.
Jozefin Marku dyshohet për “heqje të paligjshme të lirisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “kanosje”, “mbajtje pa të drejtë e uniformës” dhe “ndërhyrje e padrejtën në jetën private”, ndërsa K.N. dyshohet për “përkrahje të autorit të krimit”, “mbajtje pa leje të armëve, bombave ose minave dhe municionit”, “heqje e paligjshme e lirisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “kanosje”, “mbajtje pa të drejtë të uniformës” dhe “ndërhyrje në jetën private”.
“Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin E. K., 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.
Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.
Të premten Prokuroria e Pejës lëshoi fletë-arrest për Markun, në lidhje me sulmin ndaj shtetasit nga Kosova.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.