Publikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin

Biseda telefonike mes Arlinda Zekajt, e vrarë nga kunati i saj, dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, është publikuar në Klan Kosova.Emisioni “MAT” ka transmetuar videon ku i dyshuari Albert Sylaj ia djeg rrobat Arlindës, ndërsa përdor...

tetor 29, 2026 - 09:30
Publikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin

Biseda telefonike mes Arlinda Zekajt, e vrarë nga kunati i saj, dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, është publikuar në Klan Kosova.Emisioni “MAT” ka transmetuar videon ku i dyshuari Albert Sylaj ia djeg rrobat Arlindës, ndërsa përdor gjuhë të rëndë ndaj saj.

Po ashtu, është publikuar edhe një komunikim telefonik mes Arlindës dhe ish-bashkëshortit të saj, ku ky i fundit edhe e kërcënon.Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.”

Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.”Arlinda Zekaj: “Gjama edhe ti një nanë që nuk e ka evladin, as në Amerikë e as në Kosovë.”

Jeton Sylaj: “Qe unë ta gjej. Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat në sy.”


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.