Punë e kryer, Manchester United transferon yllin e mesfushës nga Premierliga

Carlos Baleba ka arritur marrëveshje për transferimin te Manchester United. Kështu ka raportuar para pak çastesh eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton IndeksOnline. Sipas tij, klubet kanë shkëmbyer dokumentet për transferimin...

gusht 23, 2026 - 10:30
Punë e kryer, Manchester United transferon yllin e mesfushës nga Premierliga

Carlos Baleba ka arritur marrëveshje për transferimin te Manchester United.

Kështu ka raportuar para pak çastesh eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton IndeksOnline.

Sipas tij, klubet kanë shkëmbyer dokumentet për transferimin, i cili pritet të kushtojë 65 milionë funte plus 5 milionë funte bonuse.

Baleba ka kaluar pjesën e parë të testeve mjekësore dhe pritet të firmosë kontratë deri në qershor të vitit 2031 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.