Punëtori i KEK-ut që humbi jetën në aksident varroset sot
Haxhi (Selatin) Gojnovci, 59-vjeçari që humbi jetën në një aksident në vendin e punës, do të varroset sonte në Grabofc. Varrimi i tij do të mbahet sot, më 17 gusht, në orën 19:00, bëri të ditur Sindikata e Re – KEK. Gojnovci ndërroi jetë të...


Haxhi (Selatin) Gojnovci, 59-vjeçari që humbi jetën në një aksident në vendin e punës, do të varroset sonte në Grabofc.
Varrimi i tij do të mbahet sot, më 17 gusht, në orën 19:00, bëri të ditur Sindikata e Re – KEK.
Gojnovci ndërroi jetë të dielën, më 16 gusht, rreth orës 20:30, derisa ishte duke kryer detyrat e tij të punës në zonën e ekskavatorit.
Ai ishte pjesë e KEK-ut që nga viti 1985 dhe punonte si “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.
Pas rastit tragjik, Sindikata e Re – KEK shprehu ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit.
“Pusho në paqe, Haxhi! Qofsh banor i Xhenetit!”, thuhet në mesazhin e sindikatës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.