Punimet në autostradën Bukojçan–Kërçovë, Mexhiti: Investim strategjik në kuadër të Korridorit 8

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që shënon një hap të ri në realizimin e Korridorit 8. Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, theksoi rëndësinë e kë...

tetor 12, 2026 - 17:30
Punimet në autostradën Bukojçan–Kërçovë, Mexhiti: Investim strategjik në kuadër të Korridorit 8

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që shënon një hap të ri në realizimin e Korridorit 8.

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e lidhjeve rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Ky segment pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe duke krijuar kushte më të favorshme për bizneset dhe investimet e reja”, ka thënë Mexhiti.

Sipas tij, Korridori 8 përbën një arterie strategjike për Maqedoninë e Veriut, pasi forcon lidhjet infrastrukturore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, duke lehtësuar qasjen drejt tregjeve evropiane.

“Me nisjen e këtyre punimeve po konkretizohet një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit”, ka nënvizuar Mexhiti.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.