Punonjësja e një banke kursimi në Kavadar dyshohet se përvetësoi paratë e kursimtarëve dhe realizoi kredi fiktive
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se Njësia për Punë të Brendshme në Kavadar, pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kavadar, ka ngritur kallëzim penal ndaj S.G. (51) nga Kavadari, për shkak të dyshimeve për kryerjen e disa vepr...
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se Njësia për Punë të Brendshme në Kavadar, pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kavadar, ka ngritur kallëzim penal ndaj S.G. (51) nga Kavadari, për shkak të dyshimeve për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë “dëmtimin dhe hyrjen e paautorizuar në sistemin kompjuterik”, “keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “përvetësimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Sipas MPB-së, e dyshuara, e punësuar në një filial të një banke kursimi në Kavadar, për një periudhë të gjatë dyshohet se ka keqpërdorur paratë e kursimtarëve, ka realizuar kredi fiktive në emër të qytetarëve të dëmtuar dhe nuk ka bërë evidentimin e rregullt të depozitave të tyre, transmeton Gazeta Flaka – Maqedoni.
Me këto veprime, sipas dyshimeve, ajo ka përfituar kundërligjshëm pasuri materiale.
Në kuadër të hetimit, zyrtarët policorë të Njësisë për Punë të Brendshme në Kavadar, Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë MPB-së dhe Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar, kanë ndërmarrë veprime parahetimore dhe kanë kryer kontrolle në disa lokacione.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sende dhe dokumentacion që lidhen me rastin.
E dyshuara është siguruar nga policia dhe është dërguar para Prokurorisë Themelore Publike në Kavadar, e cila ka propozuar caktimin e masave të kujdesit, përfshirë marrjen e dokumentit të udhëtimit dhe detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë. Flaka
The post Punonjësja e një banke kursimi në Kavadar dyshohet se përvetësoi paratë e kursimtarëve dhe realizoi kredi fiktive appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.