Pushimet dhe qëndrimet në hotel më të shtrenjta: Çmimet rriten 3,7% në një vit
Çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoninë e Veriut janë rritur me 3,7 për qind në gusht 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, krahasuar me korrikun e këtij viti, çmimet ...
Çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoninë e Veriut janë rritur me 3,7 për qind në gusht 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, krahasuar me korrikun e këtij viti, çmimet e shërbimeve hotelerike janë rritur me 0,6 për qind.
Rritja është vërejtur gjatë gjithë vitit. Në periudhën janar–gusht 2026, çmimet e shërbimeve hotelerike janë rritur mesatarisht me 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ndërkaq, në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, deri në gusht çmimet janë rritur me 1,3 për qind.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.