Qamili: Tetova përfiton donacion të ri modern për mirëmbajtjen e hapësirave publike (FOTO)

Komuna e Tetovës është përfshirë si pjesë e donacioneve ndërkombëtare për ruajtjen e ambientit jetësor. Bëhet fjalë për një projekt mbështetës nga Banka Botërore për komunat në Maqedoninë e Veriut. Zëvendëskryetari i komunës së Tetovës, Alb...

shtator 3, 2026 - 21:00
Qamili: Tetova përfiton donacion të ri modern për mirëmbajtjen e hapësirave publike (FOTO)

Komuna e Tetovës është përfshirë si pjesë e donacioneve ndërkombëtare për ruajtjen e ambientit jetësor. Bëhet fjalë për një projekt mbështetës nga Banka Botërore për komunat në Maqedoninë e Veriut. Zëvendëskryetari i komunës së Tetovës, Albin Qamili theksoi se komuna e tyre mori sot një automjet të ri modern dhe pajisje tjera për pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, në kuadër të një projekti kombëtar me 46 automjete për 11 komuna, të financuar me 4.2 milionë euro nga Banka Botërore.

Ai theksoi se me këtë po shënohen rezultate konkrete në fushën e mbështetjes nga donatorë ndërkombëtarë.

“Po e kthejmë mbështetjen ndërkombëtare në rezultate konkrete që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Me hapa të sigurt drejt një komune më funksionale”, theksoi Qamili.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.