Qeveria Kurti bllokon 9 gurthyes ilegalë
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj nëntë gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë. Shtatë prej gurthyesve ndodheshin në Su...
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj nëntë gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë.
Shtatë prej gurthyesve ndodheshin në Suharekë, ndërsa dy në Skenderaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Qeveria e Kosovës.
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj 9 gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë. 7 gurthyes në Suharekë,
ndërsa 2 në Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se aksioni është ndërmarrë pas analizimit të dosjeve të mbi 200 gurthyesve.
Pacolli ka theksuar se aksionet në terren do të vazhdojnë dhe se çdo subjekt që konstatohet duke ushtruar veprimtari jashtëligjore do të përballet me masa.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.