Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin e ndarjeve buxhetore e një nismë për Lojërat Mesdhetare
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje e nisma. Në njoftimin për këtë mbledhje, Qeveria tha se ka miratuar: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes


Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje e nisma.
Në njoftimin për këtë mbledhje, Qeveria tha se ka miratuar:
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
