Qindra mijëra euro për veturën e re – Mirlind Daku shfaqet me Porsche luksoze

Mirlind Daku duket se ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është fotografuar pranë veturës së tij të re luksoze, një Porsche 911 GT3 të vitit 2026. Bëhet fjalë për një prej modeleve më të njohur...

shtator 21, 2026 - 10:30
Qindra mijëra euro për veturën e re – Mirlind Daku shfaqet me Porsche luksoze

Mirlind Daku duket se ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është fotografuar pranë veturës së tij të re luksoze, një Porsche 911 GT3 të vitit 2026.

Bëhet fjalë për një prej modeleve më të njohura sportive të Porsche-s, i cili tërheq vëmendjen edhe për çmimin e lartë.

Foto: Instagram

Sipas vlerësimeve, Porsche 911 GT3 që ka zgjedhur Daku mund të kushtojë rreth 230 deri në 260 mijë euro, në varësi të konfigurimit dhe pajisjeve të përfshira.

Çmimi bazë i këtij modeli në Gjermani nis nga rreth 211 mijë euro, teksa opsionet shtesë mund ta rrisin ndjeshëm vlerën përfundimtare të automjetit.

Daku, i cili ka ndërtuar një karrierë të gjatë në futboll, ka luajtur për disa klube gjatë viteve dhe tashmë është pjesë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare.

Sulmuesi është njohur edhe më herët për interesimin e tij ndaj makinave, ndonëse këtë herë ka zgjedhur një prej modeleve më luksoze dhe sportive të Porsche-s.

Fotografitë me veturën e re kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke bërë që edhe çmimi i mundshëm i ‘bishës’ së re të Dakut të jetë një nga detajet më të komentuara. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.