Qindra shpendë të ngordhur alarmojnë autoritetet, virusi i Nilit Perëndimor prek edhe njerëzit

Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur janë pranuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në vetëm katër ditë, ndërsa autoritetet po forcojnë monitorimin në terren. Deri më tani, virusi i etheve të Nilit Perëndimor është ko...

shtator 4, 2026 - 23:30
Qindra shpendë të ngordhur alarmojnë autoritetet, virusi i Nilit Perëndimor prek edhe njerëzit

Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur janë pranuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në vetëm katër ditë, ndërsa autoritetet po forcojnë monitorimin në terren.

Deri më tani, virusi i etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar te tre korba të ngordhur – dy në Shkup dhe një në Resnjë. Për disa nga shpendët e raportuar nuk ka qenë e mundur kryerja e analizave laboratorike, pasi ndodheshin në fazë të avancuar dekompozimi.

Paralelisht, situata te njerëzit mbetet nën monitorim. Numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor ka arritur në shtatë, ndërsa 19 pacientë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar.

Viktima e fundit është një 69-vjeçar nga Gazi Baba në Shkup, i cili kishte qëndruar më shumë se një muaj i hospitalizuar, mbi 38 ditë.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, bëri të ditur se është evidentuar edhe një rast i ri i dyshimtë, ndërsa rastet e reja janë përqendruar kryesisht në pjesën veriore të Shkupit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë nëse vërejnë numër të madh shpendësh të ngordhur në të njëjtin vend brenda një periudhe të shkurtër.

Ndërkohë, komunave u është kërkuar të rrisin masat parandaluese dhe vigjilencën ndaj përhapjes së virusit.

Ethet e Nilit Perëndimor aktive në rajon, Greqia më e prekura

Situata me ethet e Nilit Perëndimor mbetet aktive edhe në disa prej shteteve fqinje të Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave më të fundit të ECDC-së, Greqia është aktualisht vendi më i prekur në rajon, me 284 raste të regjistruara dhe 19 zona të prekura.

Pas Greqisë renditet Maqedonia e Veriut, e cila këtë sezon ka regjistruar 55 raste, të shpërndara në tri zona. Numri i viktimave në vend ka arritur në shtatë, ndërsa 19 pacientë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar.

Serbi janë regjistruar 18 raste në shtatë zona, ndërsa situata është dukshëm më e kufizuar në Shqipëri dhe Kosovë, ku është evidentuar nga një rast lokal. Bullgaria, sipas të dhënave të fundit të ECDC-së, nuk ka raportuar raste njerëzore të fituara lokalisht këtë sezon.

Të dhënat tregojnë se virusi vazhdon të qarkullojë në pjesë të ndryshme të rajonit, ndërsa prania e tij është konfirmuar edhe te shpendët në Maqedoninë e Veriut. Vetëm në katër ditët e fundit, autoritetet veterinare kanë pranuar më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur, ndërsa virusi është konfirmuar te tre korba – dy në Shkup dhe një në Resnjë.

Autoritetet shëndetësore dhe veterinare në rajon vijojnë monitorimin e situatës, veçanërisht në zonat ku janë evidentuar raste te njerëzit ose te shpendët, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të raportojnë rastet e shumta të shpendëve të ngordhur. Gazeta Flaka

The post Qindra shpendë të ngordhur alarmojnë autoritetet, virusi i Nilit Perëndimor prek edhe njerëzit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.