Qoku: Faktori shqiptar mund të ndihmojë në zhbllokimin e rrugës drejt BE-së
Bekim Qoku, koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN-it, dhe deputetja Mimoza Musa u takuan me eurodeputetë në kuadër të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE–Maqedoni e Veriut. Në takim u diskutuan reformat, integrimi evropian dhe bashkëp...
Bekim Qoku, koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN-it, dhe deputetja Mimoza Musa u takuan me eurodeputetë në kuadër të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE–Maqedoni e Veriut.
Në takim u diskutuan reformat, integrimi evropian dhe bashkëpunimi me Parlamentin Evropian.
Qoku tha se faktori politik shqiptar mund të luajë rol ndërmjetësues në tejkalimin e ngërçit me Bullgarinë, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë alternativë ndaj rrugës evropiane dhe kanë qasje miqësore ndaj popullit bullgar.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.