Qyra: Korridori VIII – arter strategjik që lidh rajonin dhe mundësi zhvillimi për Strugën

Mendi Qyra Nisja e punimeve për ndërtimin e autostradës Bukojçan–Kërçovë shënon një hap të rëndësishëm drejt realizimit të Korridorit VIII, një projekt me rëndësi të veçantë gjeostrategjike për vendin dhe gjithë rajonin. Përgëzojë Qeverinë ...

tetor 12, 2026 - 19:30
Qyra: Korridori VIII – arter strategjik që lidh rajonin dhe mundësi zhvillimi për Strugën

Mendi Qyra

Nisja e punimeve për ndërtimin e autostradës Bukojçan–Kërçovë shënon një hap të rëndësishëm drejt realizimit të Korridorit VIII, një projekt me rëndësi të veçantë gjeostrategjike për vendin dhe gjithë rajonin. Përgëzojë Qeverinë për angazhimin dhe përkushtimin e këtij projekti strategjik.

Korridori VIII është shumë më tepër se një rrugë infrastrukturore. Ai lidh lindjen me perëndimin, forcon komunikimin dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe krijon mundësi të reja për zhvillim ekonomik, tregti dhe integrim evropian.

Ishte nder për mua që si kryetar i Komunës së Strugës të jem në inagurimin e një projekti kaq të rëndësishm.

Lidhja më e mirë infrastrukturore nënkupton më shumë mundësi për bizneset lokale, zhvillim të turizmit, qarkullim më të lehtë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe kushte më të favorshme për investime të reja. Qyteti ynë do të përfitojë nga pozita e tij gjeografike dhe potenciali ekonomik, duke u shndërruar në një pikë të rëndësishme lidhëse mes rajonit dhe korridoreve evropiane.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.