“Qysh me shku në shpi tem kur ata janë aty?”, publikohet edhe një bisedë e Arlinda Zekajt me një rreshter policor
Një bisedë telefonike mes Arlinda Zekajt dhe një rreshteri të Policisë së Kosovës, nxjerr në pah shqetësimin e saj për familjarët e ish-burrit që ndodheshin në shtëpinë e saj. Në këtë bisedë, të publikuara nga MAT në Klan KosovaArlinda ka k...


Një bisedë telefonike mes Arlinda Zekajt dhe një rreshteri të Policisë së Kosovës, nxjerr në pah shqetësimin e saj për familjarët e ish-burrit që ndodheshin në shtëpinë e saj.
Në këtë bisedë, të publikuara nga MAT në Klan KosovaArlinda ka këmbëngulur se nuk mund të shkonte në shtëpi, duke kërkuar që ata të largoheshin.
Biseda rikthen vëmendjen te mënyra se si u trajtuan shqetësimet e Arlindës dhe te reagimi institucional ndaj kërkesave të saj për ndihmë e mbrojtje.
Komunikimi:
Rreshteri policor: Prokurorja kujdestare thotë se është shënim zyrtar për Prokurorinë. Për momentin nuk është rast, ka mbetë këto çka janë cek me u verifiku nga kamerat e sigurisë.
Arlinda Zekaj: Për çka kamerat e sigurisë? Nuk janë pronar të shpisë..
Rreshteri policor: Prokurori udhëzon çka me bo me një rast.
Arlinda Zekaj: Nuk guxon kështu. Qysh me shku në shpi tem, kur janë njerëzit e panjohur.
Rreshteri policor: Duhet me bo padi në gjykatë, padi civile, që me i dëbu ata prej shpisë.
Arlinda Zekaj: Me shku dikush në shpi tanë, qitash kur shkon me i gjetë, a i len qaty. Kjo është dështim total.
Të plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.