Qytetarët bllokojnë Krastën e Kumanovës, mbeturiat detyrohen të dërgohen në Drislla të Shkupit

Mbeturinat nga Kumanova do të transportohen dhe deponohen përkohësisht në deponinë e Drisllës në Shkup, pasi deponia lokale e Krastës është bllokuar. Këtë e kanë bërë të ditur Ndërmarrja Publike „Pastërtia dhe Gjelbërimi“ dhe kryetari i Kom...

tetor 11, 2026 - 10:31
Qytetarët bllokojnë Krastën e Kumanovës, mbeturiat detyrohen të dërgohen në Drislla të Shkupit

Mbeturinat nga Kumanova do të transportohen dhe deponohen përkohësisht në deponinë e Drisllës në Shkup, pasi deponia lokale e Krastës është bllokuar.

Këtë e kanë bërë të ditur Ndërmarrja Publike „Pastërtia dhe Gjelbërimi“ dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Ai falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Shkupit Orce Gjorgjievski dhe drejtuesit e Drisllës për mbështetjen në zgjidhjen e përkohshme të problemit me transportimin dhe deponimin e mbeturinave.

Dimitrievski njoftoi se po punohet intensivisht për sanimin e deponisë së Krastës dhe për tejkalimin e situatës. Ai gjithashtu u kërkoi falje qytetarëve të Kumanovës për problemin me të cilin po përballen si pasojë e bllokadës së deponisë, duke premtuar se do të bëhen përpjekje që situata të zgjidhet sa më shpejt.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.