Qytetarët mbajnë 7.4 miliardë euro në banka, kursimet rriten pavarësisht inflacionit

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë depozituar gjithsej 7.4 miliardë euro në banka, ndërsa kursimet vazhdojnë të rriten pavarësisht inflacionit dhe sfidave ekonomike. Sipas të dhënave të Shoqatës Bankare të Maqedonisë dhe Bankës Popullore...

tetor 31, 2026 - 14:01
Qytetarët mbajnë 7.4 miliardë euro në banka, kursimet rriten pavarësisht inflacionit

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë depozituar gjithsej 7.4 miliardë euro në banka, ndërsa kursimet vazhdojnë të rriten pavarësisht inflacionit dhe sfidave ekonomike.
Sipas të dhënave të Shoqatës Bankare të Maqedonisë dhe Bankës Popullore, depozitat e qytetarëve janë rritur për 9.2 për qind në nivel vjetor, ndërsa depozitat me afat kanë shënuar rritje prej 5.7 për qind.
Paratë e qytetarëve përbëjnë pjesën më të madhe të depozitave në sistemin bankar. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë të afatizuara, por mbahen në llogari transaksionale dhe përdoren për shpenzimet e përditshme.
Sot shënohet Dita Botërore e Kursimeve.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.