Rama paraqitet në prokurori: Unë ndërtoj kryeqytetin, ata kontrollojnë ligjshmërinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim. Detyra ime është që të ndërtoj kryeqytetin, detyra e tyre është me pa që krejt bëhet në mënyrë ligjore”. I pyetur nëse do...

tetor 30, 2026 - 15:01
Rama paraqitet në prokurori: Unë ndërtoj kryeqytetin, ata kontrollojnë ligjshmërinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim.

Detyra ime është që të ndërtoj kryeqytetin, detyra e tyre është me pa që krejt bëhet në mënyrë ligjore”.

I pyetur nëse do të intervistohet si i dyshuar apo dëshmitar, avokati i Ramësn, Artan Qerkini, tha se “statusin do ta kuptojmë intervistimit”.Sipas raportimeve, ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”.

Dyshimet kryesore rreth projektit të “Arkitektit të Kryeqytetit” në Prishtinë ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e lartë të kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe dyshimet për manipulim stafi dhe konflikt interesi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.