Rama reagon nga Kolegji i Europës që u dogj gjatë protestës: Janë orë të vështira, kushdo që ka dorë do të paguajë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ambientet e Kolegjit të Europës në Tiranë, të cilat u shkatërruan gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës. Gjatë vizitës, Rama e cilësoi zyrën e dëmtuar si simbol të asaj që, sipas tij, ndod...


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ambientet e Kolegjit të Europës në Tiranë, të cilat u shkatërruan gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës.
Gjatë vizitës, Rama e cilësoi zyrën e dëmtuar si simbol të asaj që, sipas tij, ndodhi gjatë protestës. Ai akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.
“Jemi gati. Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që përpiqet të shkojë lart. Janë duart e një opozite që, me paskat e të verbërve, kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk do të kthehet kurrë”, u shpreh Rama.
Ai tha se, ndonëse vendi po kalon orë të vështira, Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj drejt Europës.
“Qëlloi që kjo zyrë e shkollës së gjeneratës së re europiane të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe të gjithë panë. Janë orë të vështira, por Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj dhe kurrë nuk do të bjerë në ato duar që e kanë kapur për fyti Shqipërinë. Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë”, tha ai.
Rama ka theksuar se Shqipëria nuk do të kthehet pas dhe se e ardhmja e vendit u përket studentëve dhe qytetarëve shqiptarë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.