Ramadani: Fitorja e zgjedhjeve të 7 qershorit, e fundit herë që VV-ja merr besimin e qytetarëve

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë thirrje nga Kuvendi që Lëvizja Vetëvendosje ta respektojë dhe zbatojë rezultatin e zgjedhjeve. Ramadani tha se askush nuk po e konteston fitoren e VV-së në zgjedhjet e qershorit, por kritikoi, s...

gusht 14, 2026 - 13:30
Ramadani: Fitorja e zgjedhjeve të 7 qershorit, e fundit herë që VV-ja merr besimin e qytetarëve

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka bërë thirrje nga Kuvendi që Lëvizja Vetëvendosje ta respektojë dhe zbatojë rezultatin e zgjedhjeve.

Ramadani tha se askush nuk po e konteston fitoren e VV-së në zgjedhjet e qershorit, por kritikoi, siç tha ai, bllokimin e institucioneve.

“E ftojmë VV-në ta zbatojë rezultatin e zgjedhjeve dhe besoj se kjo do të jetë hera e fundit që ata do ta kenë këtë besim të qytetarëve. Pse po ikin këta njerëz? Pse kanë qëllim bllokimin e institucioneve?”, tha Ramadani.

Ai theksoi se fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhje sipas tyre, ishte e fundit herë.

“Askush nuk po ua konteston fitoren në zgjedhjet e qershorit, e bindja jonë është se ajo do të jetë fitorja e fundit e tyre”, deklaroi Ramadani.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.