Ramës i tregohen prangat nga asamblistët e VV-së kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”
Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite, si pikë e parë është propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës te “Tulltorja”. Në momentin kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mori fj...


Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme.
Në rend dite, si pikë e parë është propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës te “Tulltorja”.
Në momentin kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mori fjalën për të folur lidhur me këtë propozim-vendim, asamblistët e LVV-së u panë me disa pranga në duar.
Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat.
Rama, megjithatë ka vazhduar fjalimin.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.