Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Ish-kryetari i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka dalë në shesh për t’i falënderuar qytetarët që po marrin pjesë në protestë. Haradinaj tha se u kanë bërë thirrje deputetëve që të jenë në Kuvend dhe t’i kryejnë detyrat që, sipas tij, u...

tetor 6, 2026 - 14:00
Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Ish-kryetari i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka dalë në shesh për t’i falënderuar qytetarët që po marrin pjesë në protestë.

Haradinaj tha se u kanë bërë thirrje deputetëve që të jenë në Kuvend dhe t’i kryejnë detyrat që, sipas tij, ua ka dhënë populli.

“Si Aleancë, ju kemi bë thirrje kolegëve me ardhë me i kry detyrat që na i ka dhënë populli. Populli që u konë një me UÇK-në. Jemi një me çlirimtarët. Me zemër jemi me juve në shesh. Faleminderit të gjithëve”, tha Haradinaj.

Ai më pas iu drejtua protestuesve në shesh, duke shprehur mbështetjen e tij për ta.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.