Ramush Haradinaj nderon Enver Idrizin me medaljen Me besim në Zot, Atdhe e Shtet
Ramush Haradinaj, ka nderuar mjeshtrin e karatesë, Enver Idrizi, me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në avancimin e çështjes kombëtare. Haradinaj, përmes një postimi, vlerësoi rrugëtimi...
Ramush Haradinaj, ka nderuar mjeshtrin e karatesë, Enver Idrizi, me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në avancimin e çështjes kombëtare.
Haradinaj, përmes një postimi, vlerësoi rrugëtimin sportiv të Idrizit, i cili, pavarësisht vështirësive me të cilat u përball në fillimet e karrierës së tij, arriti majat e suksesit në artet marciale dhe u bë kampion në karate.
Ai theksoi se Idrizi, gjatë përpjekjeve për lirinë e Kosovës, ishte në krah të popullit dhe mbështeti përpjekjet për çlirimin e vendit.
“Pata nderin që sot t’i ndaj medaljen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet’, për të shprehur mirënjohjen time të thellë për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
Vlerësimi për Enver Idrizin vjen si mirënjohje për sukseset e tij në sport dhe për qëndrimin e tij në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.