Raporti i KE-së, Osmani akuza VLEN-it

Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ndaj Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026. Sipas tij, për herë të parë raporti i zyrtarëve evropi...

Nëntor 5, 2026 - 01:00
Raporti i KE-së, Osmani akuza VLEN-it

Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ndaj Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026.

Sipas tij, për herë të parë raporti i zyrtarëve evropianë evidenton haptazi problemet me zbatimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në vend.

Postimi i plotë:

“Për herë të parë, Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 evidenton problemet me zbatimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Dëmi që Vleni po i shkakton barazisë së shqiptarëve tashmë është dokumentuar edhe në Bruksel.”


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.