Raportohet pë E-mail kërcënues për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë
Në adresën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë raportohet se ka mbërritur një email kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente. Top Channel raporton se në e-mail shkruhet: “Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë ...


Në adresën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë raportohet se ka mbërritur një email kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente.
Top Channel raporton se në e-mail shkruhet: “Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë”.
“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.