Raportohet se një 25-vjeçare është sulmuar dhe marrë me forcë në Shuto Orizarë
Një 25-vjeçare është sulmuar dhe marrë me forcë në zonën e Shuto Orizarës në Shkup, ndërsa për rastin është njoftuar policia. Sipas SPB Shkup, më 6 tetor rreth orës 22:50, nëna e 25-vjeçares ka denoncuar se vajza e saj është ndaluar nga ...
Një 25-vjeçare është sulmuar dhe marrë me forcë në zonën e Shuto Orizarës në Shkup, ndërsa për rastin është njoftuar policia.
Sipas SPB Shkup, më 6 tetor rreth orës 22:50, nëna e 25-vjeçares ka denoncuar se vajza e saj është ndaluar nga ish-bashkëshorti i saj, E.K. (25).
Sipas denoncimit, ai një ditë më parë ishte arratisur nga Burgu i Strumicës, ndërsa më pas dyshohet se e ka sulmuar të renë fizikisht me një send të fortë dhe e ka marrë me forcë me vete.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Flaka
The post Raportohet se një 25-vjeçare është sulmuar dhe marrë me forcë në Shuto Orizarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.