Raportohet sulm ndaj një 39-vjeçareje në një objekt hotelierik në Shkup

Një 39-vjeçare nga Shkupi ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe prekur në trup nga një person në një objekt hotelierik në territorin e Gazi Babës. Sipas raportimit, gruaja ndodhej në objekt së bashku me nënën e saj, ku is...

shtator 20, 2026 - 14:30
Raportohet sulm ndaj një 39-vjeçareje në një objekt hotelierik në Shkup

Një 39-vjeçare nga Shkupi ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe prekur në trup nga një person në një objekt hotelierik në territorin e Gazi Babës.

Sipas raportimit, gruaja ndodhej në objekt së bashku me nënën e saj, ku ishin angazhuar për shërbime higjienike.

Rasti është raportuar më 19 shtator në SPB Shkup. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave.

Flaka

The post Raportohet sulm ndaj një 39-vjeçareje në një objekt hotelierik në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.