Rast i tretë i një fëmije të helmuar në Kumanovë brenda një muaji, fëmija dyvjeçar përfundoi në spital pasi u helmua me insekticide

Një fëmijë dyvjeçar mbrëmë ka përfunduar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, pasi është helmuar me insekticide. Nga Sektori për Punë të Brendshme bëjnë të ditur se më 26 gusht 2026, në orën 22:22, në SPB Kumanovë është raportuar nga Sp...

gusht 27, 2026 - 15:00
Rast i tretë i një fëmije të helmuar në Kumanovë brenda një muaji, fëmija dyvjeçar përfundoi në spital pasi u helmua me insekticide

Një fëmijë dyvjeçar mbrëmë ka përfunduar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, pasi është helmuar me insekticide.

Nga Sektori për Punë të Brendshme bëjnë të ditur se më 26 gusht 2026, në orën 22:22, në SPB Kumanovë është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës se tek ata ishte sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova, i cili ishte helmuar me insekticide.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës njoftojnë se fëmija është në gjendje stabile.

“Bëhet fjalë për një fëmijë dyvjeçar, i cili është pranuar në repartin e ORL-së. Nuk ka erozion. Është stabil, në gjendje të mirë dhe me gjetje të rregullta sipas sistemeve organike”, informojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ky është rasti i tretë i një fëmije të helmuar brenda vetëm një muaji në Kumanovë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.