Rasti “Grubi-Bexheti” në listën e ngjarjeve të “turbullta” të Transparence International
Organizata Transparency International ka publikuar raportin për rastet e “turbullta” dhe “të qarta” të korrupsionit për muajin dhjetor. Në krye të listës së ngjarjeve “të turbullta” është futja e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë amerikane. Në raport thuhet se dy personat në fjalë shpëtuan ish shefin e DSK-së, […]
Organizata Transparency International ka publikuar raportin për rastet e “turbullta” dhe “të qarta” të korrupsionit për muajin dhjetor. Në krye të listës së ngjarjeve “të turbullta” është futja e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë amerikane. Në raport thuhet se dy personat në fjalë shpëtuan ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov nga burgu.
Transparency International
“Sipas kumtesës së ministrisë amerikane për Punë të Jashtme, që të dy kanë qenë të përfshirë në “korrupsion të konsiderueshëm” me pranimin e ryshfetit për të përmbysur proceset gjyqësore kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Mijallkov, ndër të parët u fut në listën e zezë në SHBA në vitin 2022 edhe për shkak të korrupsionit. Në listën e fundit ishin edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Artan Grubit. Sipas vendimit, Grubi dhe Bexheti nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do t’u anulohen vizat nëse i kanë”.
Në mesin e rasteve “të turbullta” të përzgjedhura nga Transparency është edhe rasti i formimit të lëndës nga ana e Prokurororisë për tetë persona që dyshohet se kanë bërë keqpërdorime të furnizimeve publike në Zonën Industriale Teknologjike Zhvillimore, mangësitë sistematike në Gjykatën Penale të konstatuara nga Enti Shtetëror i Revizionit, si dhe ndryshimet e propozuara ligjore me të cilat shfuqizohet kontrolli administrativ i furnizimeve publike.
Ndërkaq, në mesin e rasteve “të qarta” të korrupsionit, Transparency ka theksuar rastin me keqpërdorimet në Fondin për Inovacione, përkatësisht kallëzimet penale kundër dy ish drejtorëve të këtij fondi.
Transparency International
“Në rastin e parë, bëhet fjalë për një projekt të quajtur “Grin Hojo” të bashkëfinancuar nga Fondi, i cili ka qenë për mbledhjen e të dhënave përmes pajisjeve IoT për të përdorur një zgjidhje inteligjente të shtëpisë për të bërë një zyrë/shtëpi/apartament me më shumë efikasitet energjetik.
Ekziston dyshimi i bazuar se Fondi është dëmtuar për 4.000.000 denarë, për shkak se ish drejtori Halili ka bërë “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. Auditimi i punës së Fondit për Inovacione ka rezultuar me një tjetër kallëzim penal, edhe atë ndaj ish-drejtorit të Fondit Kosta Petrov. Në këtë rast bëhet fjalë për projektin e “Frotirkës” nga Dellçeva i financuar nga fondi, i cili nuk është përfunduar, por është paguar dhe pretendohet se Petrov nuk ka reaguar në përputhje me rrethanat”.
Po ashtu, është theksuar edhe rasti i fundit ku, u dorëzuan kallëzime penale për 12 personave dhe një shtetasi të huaj për kontrabandë me vetura luksoze nga jashtë.