Rasti i 19-vjeçares nga Strumica, nis hetim i thelluar për neglizhencë mjekësore

Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë përfunduar mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese lidhur me trajtimin e pacientes 19-vjeçare, S.M. nga Strumica, e cila u ankua për neglizhencë mjekësore dhe pasoja që kanë shkaktuar paralizimin e...

gusht 6, 2026 - 20:00
Rasti i 19-vjeçares nga Strumica, nis hetim i thelluar për neglizhencë mjekësore

Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë përfunduar mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese lidhur me trajtimin e pacientes 19-vjeçare, S.M. nga Strumica, e cila u ankua për neglizhencë mjekësore dhe pasoja që kanë shkaktuar paralizimin e saj, pas lindjes së tretë. Inspektorët kanë kontrolluar dokumentacionin mjekësor dhe kanë marrë deklarata nga personeli shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës, Spitalin Klinik të Shtipit dhe Klinikën Universitare të Neurologjisë.

Megjithatë, për shkak të komplikimeve serioze shëndetësore, është vendosur të kryhet edhe mbikëqyrje profesionale për të gjithë procesin e lindjes dhe trajtimit të pacientes. Komisioni do të përbëhet nga specialistë të neurologjisë, anesteziologjisë, gjinekologjisë, radiologjisë dhe neurokirurgjisë. Në komision do të përfshihet edhe një ekspert mjekësor nga një shtet fqinj, për të garantuar një vlerësim të pavarur dhe objektiv. Pas përfundimit të mbikëqyrjes profesionale, Ministria e Shëndetësisë thotë se do të bëjë publike konstatimet.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.