Rasti “Talir 2”, Gruevski pritet të shpëtoj, selia e VMRO-DPMNE të mos konfiskohet?

Rasti gjyqësor me peshë të madhe politike dhe financiare, “Talir 2”, po numëron orët e fundit drejt vjetërsimit të plotë ligjor (parashkrimit), duke rrezikuar të mbyllet përfundimisht pa asnjë përgjegjësi penale apo konfiskim pasurie. Gjyka...

gusht 24, 2026 - 12:00
Rasti “Talir 2”, Gruevski pritet të shpëtoj, selia e VMRO-DPMNE të mos konfiskohet?

Rasti gjyqësor me peshë të madhe politike dhe financiare, “Talir 2”, po numëron orët e fundit drejt vjetërsimit të plotë ligjor (parashkrimit), duke rrezikuar të mbyllet përfundimisht pa asnjë përgjegjësi penale apo konfiskim pasurie.

Gjykata e Apelit në Shkup ndodhet nën një presion të jashtëzakonshëm kohor, pasi duhet të sjellë një vendim përfundimtar përpara afatit fatal të 31 gushtit, kur rasti e humb fuqinë ligjore për shkak të kalimit të afateve, përcjell INA.

Rasti i njohur si “Talir 2”, lidhet me ndërtimin e jashtëligjshëm të selisë gjashtëkatëshe të partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Nëse s’ka vendim deri më 31 gusht, do të thotë se shteti do të humbasë mundësinë për të konfiskuar “Pallatin e Bardhë” në qendër të Shkupit, një pasuri e vlerësuar me miliona euro, ndërsa procesi penal ndaj ish-kryeministrit në arrati, Nikola Gruevski, do të mbyllet pa asnjë pasojë përfundimtare ligjore.

Skema e korrupsionit: Ndërtimi i selisë me para publike

Hetimi i nisur nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP) kishte dokumentuar se si Gruevski, në cilësinë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, dhe sekretari i tij i përgjithshëm, Kiril Bozhinovski, kishin shfrytëzuar pushtetin ekzekutiv për t’i siguruar partisë një godinë luksoze.

Përfitimi prej 7 milionë eurosh

Partia lidhi marrëveshje me kompaninë e ndërtimit “Beton”, e cila në atë periudhë fitonte tenderë publikë milionësh nga qeveria e Gruevskit.

Shkelja e ligjit

Ligji për financimin e partive politike ndalon rreptësisht marrjen e donacioneve ose shërbimeve nga kompani që kanë kontrata publike me shtetin. Përveç hapësirave zyrtare prej 2.100 m², kompleksi përfshinte edhe një hotel, nga i cili partia gjeneronte fitime.

Manovrat gjyqësore dhe amnistia e heshtur

Në vitin 2022, Gjykata Penale e Shkupit e dënoi Gruevskin me 6 vite burg dhe urdhëroi konfiskimin e selisë së partisë. Megjithatë, procesi u rikthye në pikën zero pas ndryshimeve kontroverse në Kodin Penal në fund të vitit 2023, të cilat ulni dënimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më 14 korrik 2026, në rigjykim, shkalla e parë dha vendim lirues për Gruevskin dhe rrëzoi kërkesën për konfiskimin e godinës. Edhe pse Prokuroria ushtroi ankesë në fillim të gushtit, Gjykata e Apelit në Shkup e ka pothuajse të pamundur të kryejë të gjitha procedurat administrative përpara afatit fatal të 31 gushtit.

Nëse Apeli nuk merr një vendim të prerë brenda pak ditësh, rasti “Talir 2” do të arkivohet përfundimisht për shkak të kalimit të afatit ligjor, duke mbyllur një prej dosjeve më të madhe të korrupsionit të lartë shtetëror në vend.(INA)


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.