Reagimi i Shkëlzen Gashit pas raportimeve për hetimet ndaj Grenellit

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas raportimeve për hetimet ndaj Richard Grenellit, duke i bërë thirrje opozitës në Kosovë që të fokusohet te kritikat për arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe drejtësinë, në vend të akuzave politike ndaj ...

tetor 20, 2026 - 12:00
Reagimi i Shkëlzen Gashit pas raportimeve për hetimet ndaj Grenellit

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas raportimeve për hetimet ndaj Richard Grenellit, duke i bërë thirrje opozitës në Kosovë që të fokusohet te kritikat për arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe drejtësinë, në vend të akuzave politike ndaj Albin Kurtit.

Grenelli s’është Amerika. Opozita s’është UÇK-ja. Kush s’pajtohet me opozitën, s’është njeri i Serbisë”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

Me e kritiku qeverinë për arsim, shëndetësi, ekonomi e drejtësi duhet mend e punë. Me e shpallë Albin Kurtin antiamerikan, kundër UÇK-së e njeri të Serbisë, mjafton një mikrofon. Mend s’duhen.Mbas raportimeve se Trumpi ka urdhnu hetimin e akuzave për keqpërdorime ndaj Grenellit, shpresoj që opozita ka me u kthjellë e me i kuptu tri gjana:

Grenelli s’është Amerika.

Opozita s’është UÇK-ja.

Kush s’pajtohet me opozitën, s’është njeri i Serbisë.

Pensionojini këto akuza. Gjashtë vjet boll janë.

Merruni me arsimin, shëndetësinë, ekonominë e drejtësinë. Tregoni ku ka dështu qeveria e çka kishit ba ju ma mirë.

Me fakte. Me alternativa.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.