Reagon LSDM: Bërvenica po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) tha se kryeministri Hristijan Mickoski se po përpiqet të krijojë alibi për zgjedhje të parakohshme, duke e përdorur situatën në komunën e Bërvenicës dhe përplasjet e pretenduara me VLEN-in. Sipa...

Nëntor 2, 2026 - 15:00
Reagon LSDM: Bërvenica po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) tha se kryeministri Hristijan Mickoski se po përpiqet të krijojë alibi për zgjedhje të parakohshme, duke e përdorur situatën në komunën e Bërvenicës dhe përplasjet e pretenduara me VLEN-in.

Sipas LSDM-së, zhvillimet në Bërvenicë janë vetëm “perde tymi” për të larguar vëmendjen nga çështja e Alta Bankës.

Partia opozitare pretendon se Mickoski po kërkon shpëtim përmes zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kritikon edhe gjendjen e financave publike dhe mungesën e mjeteve në buxhet.

Në reagim, LSDM-ja paralajmëron se në rast të një fushate të mundshme zgjedhore mund të dominojnë temat nacionaliste dhe populiste.

“Qytetarët po shohin. Arka po zbrazet, banda po dridhet. Alibia me Bërvenicën nuk qëndron”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

The post Reagon LSDM: Bërvenica po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.