‘Rebelohen’ transportuesit, paralajmërojnë protestë për shkak të rregullit 90-ditor në zonën Schengen
Transportuesit nga Maqedonia e Veriut kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste për shkak të kufizimit të qëndrimit të shoferëve profesionistë në zonën Schengen në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh. Nga shoqata „Makam-trans“ njo...
Transportuesit nga Maqedonia e Veriut kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste për shkak të kufizimit të qëndrimit të shoferëve profesionistë në zonën Schengen në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.
Nga shoqata „Makam-trans“ njoftojnë se në takimin e mbajtur më 21 gusht është konfirmuar organizimi i një proteste dyorëshe më 31 gusht.
Protesta në Shkup do të mbahet përpara selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian, nga ora 12:00 deri në orën 14:00, me pjesëmarrjen e të paktën 20 automjeteve dhe një numri të madh transportuesish, shoferësh dhe punonjësish të tjerë nga qytete të ndryshme të vendit.
Protesta të njëkohshme janë paralajmëruar edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Kjo iniciativë do të zhvillohet menjëherë përpara takimit të grupit të punës në Bruksel, të caktuar më 1 shtator, ku do të diskohet për problemin e qëndrimit të shoferëve profesionistë në zonën Schengen.
Nga „Makam-trans“ theksojnë se nëse në këtë takim nuk arrihet një zgjidhje kalimtare, propozohet një protestë e re në vendkalimet kufitare, e cila do të niste më 14 shtator. Për realizimin e saj nevojitet pëlqimi
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.