Regjim i veçantë trafiku nesër në Shkup për shkak të garës atletike
Nesër, nga ora 08:00, në Shkup do të zhvillohet gara atletike “23 Tetori”, me nisje nga parku “Gruaja Luftëtare” dhe përfundim në të njëjtin vend. Për shkak të aktivitetit, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të vendosë regjim të...
Nesër, nga ora 08:00, në Shkup do të zhvillohet gara atletike “23 Tetori”, me nisje nga parku “Gruaja Luftëtare” dhe përfundim në të njëjtin vend.
Për shkak të aktivitetit, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të vendosë regjim të veçantë trafiku, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet në rrugët përreth, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB-ja u bën apel qytetarëve t’i respektojnë udhëzimet e policisë në rrugët ku do të zhvillohet gara.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.