Remi insiston për koalicion Vetëvendosje – PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e një marrëveshje për bashkëqeversisje mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Mustafa ka thënë se koha për të lëvizur përpara është tani dhe se VV-PDK bashkë mun...

gusht 24, 2026 - 21:30
Remi insiston për koalicion Vetëvendosje – PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e një marrëveshje për bashkëqeversisje mes PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Mustafa ka thënë se koha për të lëvizur përpara është tani dhe se VV-PDK bashkë munden.

Postimi i plotë:

Koha për të lëvizur përpara është TANI!

Mbi bazën e rrënjëve tona të fortë dhe vlerave që na ngritën deri këtu, është koha të shkruajmë kapituj të rinjë suksesesh.

PDK është balanca më e mirë përmes koalicionit për përkujdesje dhe normalizim të shtetit. Të mbrojmë shtetin, të luftojmë tjetërsimin e vlerave të tij dhe të ndërtojmë të ardhmen me vepra, përgjegjësi dhe rezultate konkrete!

VV – PDK bashkë munden!


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.