“Renderi, bageri e projekti”, Përparim Rama thumbon përkrahësit e Vetëvendosjes me fotografitë e Rrugës A

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi të Rrugës A në kryeqytet, përmes të cilave ka thumbuar përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje. Rama ka shoqëruar fotografitë me një mesazh ironik, duke përshkruar fazat e realiz...

tetor 31, 2026 - 17:30
“Renderi, bageri e projekti”, Përparim Rama thumbon përkrahësit e Vetëvendosjes me fotografitë e Rrugës A

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi të Rrugës A në kryeqytet, përmes të cilave ka thumbuar përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rama ka shoqëruar fotografitë me një mesazh ironik, duke përshkruar fazat e realizimit të kësaj rruge.

“Fillimisht renderi, më pas bageri dhe në fund projekti”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se një postim të tillë nuk e kuptojnë vetëm “militantët e Vetëvendosjes”, duke iu referuar përkrahësve të kësaj partie.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.