Reshje shiu deri në fund të ditës, fundjava sjell temperatura nën zero
Moti sot do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura dhe pritet të tejkalojnë 25 litra për metër katror. Kah fundi i ditës reshjet do të pushojnë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesata...
Moti sot do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura dhe pritet të tejkalojnë 25 litra për metër katror. Kah fundi i ditës reshjet do të pushojnë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut, e cila në disa vende përgjatë Vardarit herë pas here do të jetë më e fuqishme.
Në Shkup moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të dobët deri mesatar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.
Nga e mërkura dhe gjatë ditëve në vijim pritet mot stabil dhe i thatë, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit.
Nga e premtja vranësirat do të pakësohen, ndërsa gjatë fundjavës priten mëngjese më të ftohta, me temperatura minimale që në disa vende do të zbresin nën zero gradë Celsius. Gazeta Flaka
The post Reshje shiu deri në fund të ditës, fundjava sjell temperatura nën zero appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.