Reshjet e borës në Maqedoni, vendoset ndalesë për qarkullim në disa akse rrugore
Lidhja Auto-moto e Maqeodnisë (LAMM) njofton se janë vendosur ndalesa për qarkullimin e mjeteve motorike mallrash në këto rrugë rrugore: Dibër – Mavrovë, Kërçovë – Gostivar (Strazhë), Tetovë – Kodra e Diellit (ndalesë për automjetet e rënda, ndërsa për të gjitha llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore). Qarkullimi në […]
Lidhja Auto-moto e Maqeodnisë (LAMM) njofton se janë vendosur ndalesa për qarkullimin e mjeteve motorike mallrash në këto rrugë rrugore: Dibër – Mavrovë, Kërçovë – Gostivar (Strazhë), Tetovë – Kodra e Diellit (ndalesë për automjetet e rënda, ndërsa për të gjitha llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore).
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.