Rezervat valutore në korrik u rritën për 74,4 milionë euro

Rezervat valutore në fund të korrikut të këtij viti kanë arritur në 5.011 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 74,4 milionë eurosh krahasuar me muajin paraprak, njoftoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave valutore është inve...

gusht 11, 2026 - 13:30
Rezervat valutore në korrik u rritën për 74,4 milionë euro

Rezervat valutore në fund të korrikut të këtij viti kanë arritur në 5.011 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 74,4 milionë eurosh krahasuar me muajin paraprak, njoftoi Banka Popullore.

Pjesa më e madhe e rezervave valutore është investuar në letra me vlerë (71,1%), pasuar nga ari monetar (15,6%) dhe valutat dhe depozitat (13,2%).


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.