Ridorëzohet kërkesa në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në shqip – Shazivari hesht

Edhe Kuvendi studentor i Universitetit “Nënë Tereza” ka dorëzuar një kërkesë të re në Ministrinë e Drejtësisë, përmes së cilës kërkon që studentëve shqiptarë t’u mundësohet dhënia e provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe. Kryetari i K...

gusht 10, 2026 - 17:00
Ridorëzohet kërkesa në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në shqip – Shazivari hesht

Edhe Kuvendi studentor i Universitetit “Nënë Tereza” ka dorëzuar një kërkesë të re në Ministrinë e Drejtësisë, përmes së cilës kërkon që studentëve shqiptarë t’u mundësohet dhënia e provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe. Kryetari i Kuvendit Studentor, Besar Sejdi, tha se kur u zëvendësua ministri kanë pritur se do t’i ftojë në takim, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje vetëm heshtje.

“2 vite e gjysmë, dhjetëra kërkesa, 2 protesta të zhvilluara, zëvendësim i ministrave dhe përsëri sot gjendemi në të njëjtën situatë para ministrisë së drejtësisë po e bëjmë të njëjtën kërkesë që të zbatohet Kushtetuta dhe ligji dhe studentëve shqiptarë t’u lejohet provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Kërkojmë nga ministri të njëjtën kërkesë që kemi pasur këto dy vite e gjysmë ta zbatojë kushtetutën, ta zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhëve”, theksoi Besar Sejdi, kryetar i Kuvendit Studentor në UNT.

Studenti i juridikut, Jon Selimi, tha se nuk e përjashtojnë mundësinë sërish të dalin në  protestë.

“Nuk është çudi që të bëjmë përsëri protestë. Një ministër e larguam nuk e kemi problem ta largojmë edhe tjetrin. Njëherë do të presim përgjigje të shohim çfarë hapa do të ndërmarrin dhe do të shohim pastaj mund të organizohemi të bëjmë përsëri protesta”, pohoi Jon Selimi, student.  

Më 7 gusht edhe një nga nismëtarët e procesit, Mevlan Ademi, bashkë me Kryetarin e Parlamentit Studentor të UEJL-së, Besjan Rexhepi, ridorëzuam kërkesën  që provimet profesionale studentët shqiptarë të mund t’i japin edhe në gjuhën amëtare. Siç thanë, “studentët shqiptarë nuk duhet të diskriminohen, por duhet të kenë mundësi të barabarta për t’u arsimuar, për t’u certifikuar dhe për të ushtruar profesionin e tyre në vendin e vet”.

Suhejb Memedi, me këtë rast u shpreh: Na akuzuat se jemi të politizuar, por Parlamenti Evropian e sqaroi shumë qartë se kërkesat tona ishin të drejta. Na thatë se u ndalët, por ne vazhduam. Na thatë se nuk do të arrinim asgjë, por ne nuk u dorëzuam. Na thatë se çfarë arritëm, por ne vazhduam të luftojmë për atë që besojmë se është e drejtë. Seneka, në letrën e lamtumirës, shkruan: “Zotëri, ta fala që e vrave nënën tënde, ta fala që e dogje Romën, por kurrë nuk ta fala që më detyrove t’i lavdëroja poezitë e tua.” Ne jua falim që na akuzuat se jemi të politizuar. Jua falim që thatë se u ndalëm. Jua falim edhe shumëçka tjetër. Por kurrë nuk do t’jua falim që nuk i përmbushët kërkesat tona dhe që nuk e mbrojtët interesin e popullit shqiptar.

Për këto kërkesa të ridorëzuara nga studentët, TV21 u përpoq të marrë qëndrim nga ministri i drejtësisë, Jeton Shasivari, por pa sukses.  Gazeta Flaka

The post Ridorëzohet kërkesa në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në shqip – Shazivari hesht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.