Rikonstruktohen rrugët “Emin Duraku”, “Dervish Hima” dhe “Parashqevi Qiriazi” në Çair
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e disa rrugëve në këtë komunë, përcjell TV21. Sipas tij, punimet po zhvillohen në rrugën “Emin Duraku”, ndërsa në rrugët “Dervish Hima...
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e disa rrugëve në këtë komunë, përcjell TV21. Sipas tij, punimet po zhvillohen në rrugën “Emin Duraku”, ndërsa në rrugët “Dervish Hima” dhe “Parashqevi Qiriazi” po bëhet asfaltimi, rregullimi i trotuareve dhe hyrjeve të banesave. Mexhiti tha se në këto lagje janë rregulluar dhe janë vendosur edhe kënde të reja lojërash për fëmijë. Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.