Rikthehet për në Beograd avioni me Aleksandar Vulinin që ishte nisur për Moskë

Avioni i kompanië “Air Serbia” në fluturimin JU134, i cili këtë mbrëmje u nis nga aeroporti i Beogradit “Nikola Tesla” drejt Moskës, është detyruar të kthehet mbrapsht në Beograd. Kjo ndodhi pasi, sipas informacioneve jozyrtare të portalit ...

Nëntor 4, 2026 - 10:30
Rikthehet për në Beograd avioni me Aleksandar Vulinin që ishte nisur për Moskë

Avioni i kompanië “Air Serbia” në fluturimin JU134, i cili këtë mbrëmje u nis nga aeroporti i Beogradit “Nikola Tesla” drejt Moskës, është detyruar të kthehet mbrapsht në Beograd.

Kjo ndodhi pasi, sipas informacioneve jozyrtare të portalit Nova.rs, u konstatua se Aleksandar Vulin nuk kishte kaluar kontrollin e sigurisë, transmeton INA.

Siç mësohet, edhe pse Vulin nuk e kishte kaluar kontrollin e sigurisë, ai përsëri arriti të hipte në avion.

Sipas të dhënave të siguruara, dyshohet se nekush e ka ndihmuar atë për ta bërë këtë.
Urdhrin për kthimin e avionit e dha drejtori i sigurisë korporative të Aeroportit të Beogradit, Milan Kuç, ish-pjesëtar i njësisë speciale “Kobra”. Ai vuri re në pamjet e kamerave të sigurisë se procedurat nuk ishin respektuar dhe se Vulin nuk i ishte nënshtruar kontrollit të sigurisë, duke urdhëruar menjëharë kthimin e menjëhershëm të mjetit fluturues.

Në bordin e avionit, sipas informacioneve jozyrtare, ndodheshin gjithashtu drejtori i “Srbijagas”, Dušan Bajatović, si dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popović.

Avioni sipas medias serbe mund të ringrihet përsëri pas një kontrolli të detajuar dhe me një ekuipazh të ri. Gazetarët e Nova.rs tentuan të kontaktonin me Aleksandar Vulin, por ai fillimisht ishte i paarritshëm dhe më pas nuk u përgjigj në telefonata. Avioni ishte nisur nga Beogradi në orën 18:48 dhe është kthyer mbrapsht sapo kishte mbërritur në jug të Letonisë.(INA)

The post Rikthehet për në Beograd avioni me Aleksandar Vulinin që ishte nisur për Moskë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.