Rinia Demokratike me aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës

Rinia Demokratike e Kosovës sot do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.Sipas njoftimit të RDK-së, aksioni do të mbahet në ora 17:00.Ky është aksioni i radhës i RDK-së lidhur me situatën institucionale në vend...

gusht 29, 2026 - 11:00
Rinia Demokratike me aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës

Rinia Demokratike e Kosovës sot do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.Sipas njoftimit të RDK-së, aksioni do të mbahet në ora 17:00.Ky është aksioni i radhës i RDK-së lidhur me situatën institucionale në vend.

vend.Disa ditë më parë, më 15 gusht, Rinia Demokratike e Kosovës kishte zhvilluar një tjetër aksion simbolik, këtë herë para Kuvendit të Kosovës, ku kishte vendosur posterë në dyert e objektit me fotografitë e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Avni Deharit, të shoqëruara me mbishkrimin “Shkelësit e Kushtetutës”.RDK kishte thënë se përmes këtij aksioni po protestonte ndaj asaj që e konsideronte bllokadë institucionale dhe pengim të procesit të konstituimit të Kuvendit. Kryetarja e RDK-së, Arbnora Salihu, kishte deklaruar se asnjë parti politike, deputet apo shumicë parlamentare nuk është mbi Kushtetutën.Për aksionin e sotëm, RDK-ja nuk ka dhënë detaje të tjera për përmbajtjen e aktivitetit, ndërsa ai do të zhvillohet para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, në ora 17:00.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.