Ronaldo nuk ndalet, arrin në 978 gola në karrierë – 1000-shi po afrohet
Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shkruajë historinë e futbollit, duke arritur në kuotën e 978 golave në karrierë pas golit të shënuar ndaj Al-Taawonit. Superylli portugez realizoi golin e fitores për Al-Nassrin, që triumfoi 2:1 ndaj Al-Taaw...


Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shkruajë historinë e futbollit, duke arritur në kuotën e 978 golave në karrierë pas golit të shënuar ndaj Al-Taawonit.
Superylli portugez realizoi golin e fitores për Al-Nassrin, që triumfoi 2:1 ndaj Al-Taawonit të premten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të elitës së futbollit arab.
Ronaldo e vulosi fitoren e skuadrës së tij në minutën e 50-të, ndërsa golin e parë për Al-Nassrin e shënoi Samu Costa.
Për 41-vjeçarin ky ishte goli i dytë në këtë edicion.
Me 978 gola të realizuar gjatë karrierës së tij, Ronaldo tani është vetëm 22 gola larg shifrës magjike të 1,000 golave, një tjetër rekord që synon ta arrijë në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
https://x.com/FutbolHub_/status/2093417434199789881
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.