Rrahë brutalisht nënën, prangoset 46-vjeçari

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka alarmuar banorët e një fshati të Tetovës mbrëmjen e djeshme, ku djali ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. ​Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10. Efektivët e policisë nga Stacioni i Kodrës së Diellit kanë ndërhyrë […]

shkurt 8, 2026 - 13:30
 0
Rrahë brutalisht nënën, prangoset 46-vjeçari

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka alarmuar banorët e një fshati të Tetovës mbrëmjen e djeshme, ku djali ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

​Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10. Efektivët e policisë nga Stacioni i Kodrës së Diellit kanë ndërhyrë menjëherë pas denoncimit, duke vënë në pranga personin me iniciale Sh.A., 46 vjeç.