RRËNUESIT E SHTETIT CIPRIDON CULLAK
Xhafer Shatri Doli për fushë ajo që e dinim të gjithë. Një strukturë e organizuar kriminale e ka kapur shtetin për fyti dhe nuk po e lëshon, sepse e di mirë çka e pret : burgu. Në tri palë zgjedhje VV doli fituese absolute ; kishte më shumë...
Xhafer Shatri
Doli për fushë ajo që e dinim të gjithë. Një strukturë e organizuar kriminale e ka kapur shtetin për fyti dhe nuk po e lëshon, sepse e di mirë çka e pret : burgu.
Në tri palë zgjedhje VV doli fituese absolute ; kishte më shumë deputetë se të tria partitë opozitare bashkë. Ndërkaq opozita duke shfrytëzuar defektet skandaloze të Kushtetutës, po e mban shtetin peng, pa Kuvend, pa organe e pa institucione të shtetit. Tash gati e dy vjet.
Shantazhi i tyre është i qartë : Ose në ne pushtet ose nuk ka shtet. E kanë kullotur shtetin 20 vjet rresht dhe nuk kanë lënë gjë të zezë pa bërë.
Dhe tash nuk u ka mbetur tjetër veçse ta shkatërrojnë shtetin, ose ta ndërrojnë popullin, sepse ky që është nuk po ua jep votat.
LDK e dha provimin, hapi udhë. E propozoi një kandidat për kryetar shteti që vinte nga bota akademike dhe me përvojë në shërbimin diplomatik. Kandadidat ideal për kryetar shteti.
Në thelb të diversionit kundër Bekim Sejdiut është kundërshtimi nga ai i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i lejonte Zajednicës mundësinë për ta sfiduar shtetin në çdo kohë, duke u mbështetur në spica “ligjore“, siç janë këto që e kanë kthyer Kushtetutën në shkatërruese të shtetit.
Këtë “faj“ ia nxori në shesh që ditën e parë shtypi dhe shteti serb. Sepse për Beogradin ka vetëm një poshten albanac. E ai ose të jetë budallë, ose ta ketë bishtin e zënë me derë.
***
Konsenzusin politik që arritën dy parti politike, LDK e VV, e cili do ta nxjerrte Kosovën nga ngërçi i rrezikshëm e sabotoi Prontomafia përmes strukturave e urithve të SHIK-ut të futur nëpër të gjitha partitë.
I kuptoj, sepse milionat e vjedhur e të deponuar në botën e jashtme, do t’u rrezikoheshin seriozisht.
Si e arsyeton Prontomafia ngërçin artificial?
“Ne do ta refuzojmë formimin e institucioneve deri sa të mos i fitojë votat PDK-ja ! “- tha para shumë javësh një mender me thanë ministër i Prontomafisë që s’ka lënë gjë të zezë pa bërë.
“Ne nuk duam t’ia zgjatim jetën regjimit të Kurtit !“, – thanë “disidentët“ e LDK-së. Thuase VV kishte ardhur në pushtet përmes puçit ushtarak, e jo përmes një procesi normal zgjedhor ku rezultatin e tyre e kishin pranuar të gjithë, pa përjashtim.
Kjo logjikë antishtet që po e çon vendin në zgjedhjet e katërta e të përdhunshme brenda dy vitesh, jam i sigurt se, ne përballjen e ardhshme elektorale, do ta çojë Prontomafinë patjetër atje ku e kanë vendin: në shportën e historisë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.