Rrëshqitjet e dheut vonojnë përfundimin! Do të ketë tender të ri për rrugën Izvor-Dibër
Rruga rajonale Kërçovë-Dibër, konkretisht nga fshati Izvor i Kërçovë e deri në Urën e Dibrës, ende nuk ka përfunduar! Kjo pasi që kompania që po kryen punimet hasi në vështirësi me shembjen e dheut. Rruga është asfaltuar deri diku por rrësh...
Rruga rajonale Kërçovë-Dibër, konkretisht nga fshati Izvor i Kërçovë e deri në Urën e Dibrës, ende nuk ka përfunduar! Kjo pasi që kompania që po kryen punimet hasi në vështirësi me shembjen e dheut. Rruga është asfaltuar deri diku por rrëshqitja e tokës e ka zënë rrugën në shumë vende. E që rruga të hapet tërësisht, duhet të vendosen mure anësore. Po Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski siguron se do të përfundohet, edhe pse nuk dha një afat konkret.
“Atje mirë shkon edhe pse trashëguam probleme të mëdha si në autostradën Kërçovës-Ohër kishim edhe atje probleme me shembje dheu, flitet për një projekt të mirë sepse shumë do të shkurtohet udhëtimi nuk do të ketë nevojë nëpërmjet Mavrovës të udhëtohet. Ai është një projekt që do ta përfundojmë në periudhën e ardhshme do të ketë thirrje publike shtesë për t’u tenderuar punët që më parë nuk ishin paraparë dhe të përfundohet”, tha Nikolloski.
Sa u përket dëmtimit të burimeve të Lumit Treska në fshatin Izvor kur do të bëhet lidhja e dy rrugëve Kërçovë-Ohër dhe Izvor-Dibër, Nikolloski ai tha se është punuar me standarde të larta, duke hedhur poshtë pretendimet e aktivistëve mjedisorë.
“Këtu kemi një lidhje e cila është në afërsi të Lumit Treska dhe është punuar në bazë të gjitha standardeve ekologjike, edhe pse flitet për një vend që nuk është shumë i populluar, u përpunuan rezervuara speciale për ujë me qëllim që të bëhet mbrojtje e përgjithshme dhe nuk kishte ujësjellës u ndërtua dhe nuk kishte as kanalizim dhe nuk e di pse më herët nuk kanë reaguar ekologët”, deklaroi Nikolloski.
Rruga Kërçovë-Dibër është e gjatë 18.8 km dhe investim rreth 20 milionë euro. Punimet kanë nisur në vitin 2021 dhe ishte paraparë të përfundonte brenda 24 muajve, por jemi në 2026-tën dhe punët ende nuk janë mbyllur.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.