Rrezik në rrugën Gostivar–Tetovë! Me 2,06 promilë alkool, 33-vjeçari voziti në drejtim të kundërt – arrestohen tre persona!

Një 33-vjeçar nga fshati Dobrosht i Tetovës është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë. Sipas MPB-së, më 28 tetor, pas një denoncimi, policia ndaloi në pikëpag...

tetor 28, 2026 - 14:01
Rrezik në rrugën Gostivar–Tetovë! Me 2,06 promilë alkool, 33-vjeçari voziti në drejtim të kundërt – arrestohen tre persona!

Një 33-vjeçar nga fshati Dobrosht i Tetovës është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë.

Sipas MPB-së, më 28 tetor, pas një denoncimi, policia ndaloi në pikëpagesën e Tetovës një automjet të tipit “Škoda”, me targa të Tetovës. Nga alkotesti rezultoi se shoferi B.O. (33) kishte 2,06 promilë alkool në gjak.

Policia arrestoi edhe dy bashkudhëtarët e tij, A.J. (27) nga Nerashti dhe N.A. (38) nga Dobroshti, për sjellje agresive dhe të pahijshme ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Të tre personat u mbajtën në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.