Rreziku nga përhapja e zjarreve vazhdon të jetë i lartë

Rreziku nga përhapja e zjarreve vazhdon të jetë i lartë. Autoritetet njoftuan për mbi 30 vatra, shumica e të cilave janë shuar ose vënë në kontroll. Drejtoria për Mbrotje dhe Shpëtim u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht t...

gusht 29, 2026 - 22:01
Rreziku nga përhapja e zjarreve vazhdon të jetë i lartë

Rreziku nga përhapja e zjarreve vazhdon të jetë i lartë. Autoritetet njoftuan për mbi 30 vatra, shumica e të cilave janë shuar ose vënë në kontroll. Drejtoria për Mbrotje dhe Shpëtim u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.

“Përsëri patëm mbi 30 zjarre në hapësira të hapura, që do të thotë se numri i tyre nuk po zvogëlohet. Prandaj, edhe një herë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sepse edhe shkëndija më e vogël mund të shkaktojë një katastrofë të madhe”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ndërkohë mbrëmjen e kaluar, në territorin e Komunës së Strumicës shpërthyen katër zjarre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka parandaluar dëme më të mëdha. Në fshatin Kuklish, situata ishte kritike pasi zjarri arriti shumë pranë shtëpive.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë informuar që deri në orën 13:00 janë regjistruar 10 zjarre në hapësira të hapura, ku 7 prej tyre ende janë aktive ndërsa të tjerat janë nën kontroll. Komunat që po përballen me zjarre janë: Komuna e Studeniçanit, Zelenikovës, Jegunovcës, Saraji, Çashkës, Gradskos ajo e Kumanovës dhe e Prilepit. Zjarrëfikësit dhe vullnetarët janë vazhdimisht të angazhuar në teren./Alsat.mk.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.